Europa është në një pikë kthese të rrezikshme në luftën kundër koronavirusit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, fillimit të vitit shkollor dhe mbërritjes së vjeshtës.
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për situata emergjente, Michael Ryan, paralajmëroi për këtë, duke thënë se ‘është koha që të merren vendime më të vështira, në mënyrë që të ruhen më të prekshmit dhe t’u mundësojmë fëmijëve të shkojnë në shkollë, edhe me koston e viktimave të pashmangshme’, transmeton portal arbresh.info
“Në Europë, njerëzit së shpejti do të fillojnë të kthehen në hapësira të mbyllura. Presioni i infeksionit do të intensifikohet,” tha një zyrtar i OBSH-së në një konferencë virtuale për shtyp.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhan Gebrejesus tha të hënën se bota është larg fundit të pandemisë dhe se numri i vdekjeve është relativisht i ulët për momentin.
Në anën tjetër, virologu gjerman Alexander Kekule ka bërë thirrje për një strategji europiane në luftën kundër koronavirusit, duke theksuar se ‘situata është duke dalë jashtë kontrollit’.
“Në Europë, virusi është jashtë kontrollit dhe kjo është e qartë. Unë nuk besoj se Franca ose Spanja mund ta vendosin atë nën kontroll në një periudhë afatshkurtër,” theksoi ai në podcast “MDR Aktuel”.
Kekule thotë se ata do të dëshironin një udhëheqje më të fortë europiane dhe se BE do të duhej të merrte përsipër menaxhimin e situatës që nga fillimi i pandemisë./arbresh.info/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...