Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh/WHO), paralajmëroi për të bërë kujdes në zbutjen e masave të marra kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), transmeton arbresh.info.
Adhanom Ghebreyesus mbajti një konferencë shtypi duke përdorur videokonferencën në selinë e OBSh-së në Gjenevë të Zvicrës.
Po shtohet çdo ditë numri vendeve që bëjnë vlerësime në lidhje me lehtësimin e kufizimeve të vendosura për shkak të Covid-19,- tha Ghebreyesus dhe theksoi se duhen marrë parasysh kriteret e sugjeruara nga OBSh për këtë çështje.
Disa nga kriteret që përmendi Ghebreyesus janë: ekzistenca e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për mbikëqyrje efektive të bartësve të Covid-19, izolim, gjurmim të kontakteve dhe trajtimin e rasteve; minimizimi i rrezikut të pandemisë në shkolla, vendet e punës dhe në hapësira të tjera ku njerëzit janë të detyruar të frekuentojnë; rreziku duhet të jetë i menaxhueshëm dhe duhet bërë edukimi i shoqërisë për epideminë.
“Nëse vendet nuk arrijnë ta menaxhojnë periudhën e tranzicionit me shumë kujdes dhe në mënyrë graduale, rreziku i rikthimit në izolim do të jetë i domosdoshëm”,- tha Ghebreyesus në paralajmërimin që bëri lidhur me zbutjen e masave që kanë marrë vendet e prekura nga pandemia.
Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me njoftimin që kishte bërë OBSh-ja më 14 janar se virusi nuk transmetohej nga njeriu tek njeriu, Dr. Ghebreyesus argumentoi se në udhëzimin që ata kishin përgatitur para kësaj date ishte shtuar informacioni që virusi transmetohej nga një person në tjetrin dhe kjo kishte qenë efektive në përgatitjen e vendeve kundër koronavirusit./arbresh.info/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën