Google ADS

Paralajmërimi i NATO-s për situatën në Ukrainë, Stoltenberg: Jemi të shqetësuar

17:36 | 3 Prill 2022
A. B.

Kjo nuk është një “tërheqje e vërtetë e forcave ruse”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar se sulmet në Ukrainë do të vazhdojnë.

“Ajo që ne shohim nuk është një tërheqje e vërtetë. Por ne shohim se Rusia po ripozicionon trupat e saj dhe ata po i marrin disa prej tyre për t’i riarmatosur, për t’i përforcuar, për t’i rifurnizuar. Ne nuk duhet të jemi në një farë mënyre shumë optimistë sepse sulmet do të vazhdojnë”, tha Stoltenberg për CNN.

Stoltenberg po fliste pas raporteve nga qeveria ukrainase të shtunën se i gjithë rajoni i Kyivit ishte “çliruar” nga forcat ruse. “Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kyivit u çliruan nga pushtuesi”, tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maliar në një postim në Facebook.

“NATO është gjithashtu e shqetësuar për sulmet e mundshme në rritje veçanërisht në jug dhe në lindje,” tha shefi i aleancës.

“Pra, kjo nuk është një tërheqje e vërtetë, por më shumë një ndryshim në strategjinë e brendshme. Përqendrimi më shumë në jug dhe lindje,” shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme