Me rritjen e udhëtimeve në Suedi, Agjencia e Shëndetit Publik u ka kërkuar njerëzve në vend që të vazhdojnë distancimin shoqëror dhe të shmangin takimin me njerëz të rinj, në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun e një valë të dytë të coronavirusit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pjesët kryesore të këshillave ishin të veproni me përgjegjësi kur udhëtoni dhe të shmangni takimin me njerëz të rinj – si dhe të vazhdoni të ndiqni udhëzimet e mëparshme rreth higjienës dhe distancës sociale.
“Mesazhi është: udhëtoni me përgjegjësi, shmangni vendet e mbushura me njerëz, qëndroni në shtëpi nëse jeni i sëmurë dhe shmangni kontaktet me njerëzit me të cilët normalisht nuk keni kontakte. Mos bëni njohje të reja”, tha Johan Carlson, gjeneral drejtori i Agjencisë së Shëndetit Publik.
Për dallim nga vendet e tjera, Suedia asnjëherë nuk ka vendosur kufizime zyrtare apo madje as udhëzime për numrin e njerëzve ose familjeve që mund të takohen, por ka disa muaj që ka kërkuar nga banorët të shmangin tubimet e mëdha dhe pikat e mbushura me njerëz dhe të kufizojnë kontaktet e tyre sociale, duke u takuar vetëm me një rreth të vogël të miqve dhe familjes së ngushtë.
Ky vend është ende duke parë një rënie të vazhdueshme të vdekjeve, pranime të kujdesit intensiv dhe raste serioze të lidhura me coronavirusin.
Por përpara verës, Agjencia e Shëndetit Publik theksoi se këto zhvillime pozitive ishin rezultat i distancimit social, i cili ishte i rëndësishëm për të vazhduar.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...