Ministri i Shëndetësisë iranian Saed Namaki paralajmëroi sot se vendi është i kërcënuar nga vala e katërt e koronavirusit për shkak të përhapjes së shpejtë të mundshme të llojit të ri të koronavirusit, që konsiderohet shumë më ngjitës se virusi i parë.
Presidenti Hassan Rohani tha se “këmbanat paralajmërojnë valën e katërt të koronavirusit”, pasi të paktën në nëntë qytete në Iranin jugperëndimor u shpallën si zona të kuqe, me rrezik të lartë të rritjes së numrit të të infektuarve, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
“Ditët e vështira kanë filluar për ne dhe ju duhet të përgatiteni për luftën kundër llojeve të rerja të virusit, që në mënyrë të pakontrolluar po infekton vendin”, tha Ministri i Shëndetësisë në një takim me ekspertë të shëndetësisë, i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të shmangin tubimet në mënyrë që “dasmat të mos kthehen në funerale” gjatë muajve në të cilët shumica e dasmave mbahen tradicionalisht./arbresh.info/
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto