Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon paralajmëron se bota po i afrohet gjithmonë e më shumë asgjësimit atomik.
Gjatë fjalimit të mbajtur në “Harvard Kennedy School” në Massachusetts, Ban u shpreh se komuniteti ndërkombëtar duhet ta ruajë presionin e sanksioneve mbi Korenë e Veriut për të ndaluar avancimin e saj nuklear dhe kërcënimet me raketa.
“Bota po lëviz përherë e më shumë drejt anihilimit bërthamor. Kjo është vërtet e frikshme. Situata në gadishullin korean është alarmuese. Kurrë më parë, që prej luftës koreane, tensionet në rajon nuk kanë qenë kaq të larta”, tha Ban Ki-moon, ish-shef i OKB-së.
Ban iu referua Veriut komunist si një vend që i shkel rregullat më shumë se kushdo tjetër. “Nuk ka të dytë si ai, në historinë e Kombeve të Bashkuara”, tha Ban.
Komentet e ish-kreut të OKB-së vijnë në kohën kur banorë të qytetit Seongju në Korenë e Jugut u përleshen me policinë teksa ushtarët amerikanë nisën në zonë zhvendosjen e sistemit të shumëdebatuar të mbrojtjes antiajrore “THAAD”.
Mbi 10 demonstrues mbetën të plagosur. Tubuesit mbanin në duar parulla ku shkruhej “Jo THAAD, jo luftës. Çfarë jeni ju, miq apo trupa pushtuese?”.
Tensionet mes Uashingtonit e Penianit janë rritur ndjeshëm kohët e fundit. Mes frikës për teste të reja të vendit komunist, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në zonë një nëndetëse dhe njësinë luftarake detare të kryesuar nga “USS Carl Vinson”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...