Google ADS

Paralajmërim nga OKB: Lufta me Covid-19 të mos kthehet në krizë për të drejtat e njeriut

15:21 | 23 Prill 2020
Arbresh Info

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres paralajmëroi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) është kthyer me shpejtësi në krizë për të drejtat e njeriut, transmeton arbresh.info

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres paralajmëroi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) është kthyer me shpejtësi në krizë për të drejtat e njeriut.

Guterres njoftoi raportin lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut që janë përjetuar në luftën kundër pandemisë.

“Mos harroni se kërcënimi nuk është njeri, por një virus”, tha Guterres duke paralajmëruar se pandemia ka shkaktuar krizë ekonomike dhe sociale dhe është shndërruar në krizë e të drejtave të njeriut.

“Të drejtat e njeriut nuk janë një çështje që mund të lihet për më pas në kohën e krizës. Ajo duhet të ketë në qendër njeriun”, tha Guterres, i cili ka shtuar se për shkak të pandemisë janë shtuar retorikat e urrejtjes, grupet e pambrojtura janë vënë në shënjestër dhe se janë zbatuar masa të ashpra të sigurisë.

“Qeveritë duhet të jenë më transparente, më të ndjeshme dhe më llogaridhënëse se gjithmonë. Shoqëria civile dhe liria e shtypit janë me një rëndësi kritike”, tha Guterres/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme