Akulli i detit Arktik mund të zhduket deri në vitin 2035, paralajmëron një studim.
Akademikët përdorën një mjet modelimi të klimës të krijuar nga Zyra Met për të zbuluar se si Arktiku u përgjigj gjatë një periudhe ngrohjeje 127,000 vjet më parë.
Këto rezultate historike u përdorën më pas për të krijuar parashikime për të ardhmen dhe për të zbuluar se ka të ngjarë të mos ketë akull deti në Arktik pas 15 vitesh.
Fajtori, sipas hulumtimit, është dielli i fortë i pranverës që krijon pellgje me ujë, që thithin nxehtësinë nga dielli dhe më pas kontribuojnë në shkrirje.
Akulli i detit Arktik luan një rol thelbësor në ekosistemet në botë dhe shkrirja e tij jo vetëm që do të kontribuojë në ngritjen e niveleve të detit, por shumë specie do t’i lë pa strehë.
Arinjtë polarë, për shembull, janë plotësisht të varur nga akulli i detit Arktik, të cilët e përdorin akullin përveç tjerash edhe për të gjuajtur prenë.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet