“Paradise Paper” që ekspozuan sot skemat e evazionit fiskal të elitës globale kanë nxjerrë emra surprizë që kanë investuar në shoqëritë “off shore”. Por kush janë disa nga emrat që përmenden në rrjetin e punës së 400 gazetarëve?
Ato janë Mbretëresha e Anglisë, Ministri për Tregtinë në kabinetin “Trump”, Sekretari i Shtetit, këngëtarë të famshëm si Madona dhe Bono, ish-gjenerali Uesli Klark, bashkëthemeluesi i Microsoft, Mbretëresha e Jordanisë, Presidentja e Liberisë, ministri i Thesarit të Kanadasë… etj.
Lajmi është publikuar nga media gjermane që i referohet punës së 400 gazetarëve që kanë zbuluar rreth 13.4 milionë dokumente sekrete që tregojnë dëshmi të evazionit fiskal midis politikanëve të rangut të lartë.
Media gjermane raporton se disa në kabinetin e presidentit amerikan Donald Trump kanë qenë të implikuar. Konkretisht, gazetarët kanë zbuluar teknikat e evazionit fiskal të përdorura nga politikanët super të pasur dhe të rangut të lartë. Rrjedhja e të dhënave u raportua nga gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë