Mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv në ishullin e Mallorca. Ata bënë thirrje për kufizime në numrin e turistëve dhe protestuesit mbanin tabela që shkruanin: “Turistë ne ju duam kur nuk blini tokën tonë. Parajsa juaj është makthi ynë”.
Sipas organizatorëve, “Menos Turisme, Mas Vida”, rreth 50 000 njerëz morën pjesë në protestë të dielën, megjithëse policia tha se shifra reale ishte rreth 12 000. Organizatorët pretendojnë se modeli i turizmit të ishullit varfëron punëtorët dhe pasuron vetëm disa. Ata kërkuan një model alternativ turizmi, përmirësimin e shërbimeve publike dhe ruajtjen e rigjenerimin e zonave natyrore.
Demonstrata përfshinte rreth 110 grupe dhe lëvizje shoqërore, sipas transmetuesit publik spanjoll RTVE. Ishujt Balearik, të përbërë nga Mallorca, më i madhi nga ishujt, Menorca, Ibiza dhe Formentera, tërhoqën 14.4 milionë vizitorë të huaj, vitin e kaluar, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave Spanjolle.
Në fillim të këtij muaji, protestuesit demonstruan kundër turizmit masiv edhe në Barcelonë ku spërkatën vizitorët me ujë dhe marshuan nëpër qytet, duke brohoritur: “Turistë shkoni në shtëpi!”./abcnews/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...