Një investitor i madh në Twitter dhe Facebook pati lidhje financiare me dy firma të qeverisë ruse, zbulojnë dokumentat e zbuluar së fundmi.
Të dhënat tregojnë se një nga firmat në pronësi të Kremlinit, VTB Bank, në mënyrë të qetë drejtoi 191 milionë dollarë në një fond investimi, DST Global, që përdorte paratë për të blerë një pjesë të madhe në Twitter në vitin 2011, transmeton portali arbresh.info
Dokumentet gjithashtu zbulojnë se një degë e gjigantit energjetik të kontrolluar ngë Kremlini, bëri një ivestim të madh në Facebook.
Themeluesi i DST Global, miliarderi rus Yuri Milner dhe partnerët e tjerë në marrëveshjet përfituan fitime të mëdha kur ata shiten aksionet e tyre menjëherë pas ofertave fillestare të Facebook në 2012 dhe Tëitter në 2013.
Nuk ka ndonjë indikacion se Kremlini ka pasur ndikim mbi Twitter dhe Facebook, ose nëse ka marrë ndonjë informacion të brendshëm. Zbulumi i fundit tregon se para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Rusia ka pasur një interes financiar në mediat sociale./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...