Google ADS

Parada që u bë virale në rrjete sociale, policë të zhveshur dhe muskuloz mbi autoblinda

08:08 | 20 Tetor 2020
M. A.

Në Egjipt, oficerët e ardhshëm të policisë organizuan një paradë të pazakontë. Të diplomuarit e akademisë së policisë dolën topless nëpër rrugët e Kairos.

Oficerët e rinj të zhveshur tregonin muskujt e tyre të hipur mbi autoblinda.

Përveç trupit muskulor, të rinjtë demonstruan edhe aftësi sportive. Oficerët e ardhshëm të policisë u hodhën mbi unaza me zjarr, kryen marifete akrobatike, demonstruan aftësi në trajtimin e armëve.

Të tjerë tregonin aftësitë e kamuflazhit duke u fshehur në ferra artificiale apo makina karnavalesh.

Të shumta ishin ata persona të cilët e krahasonin me një event të komunitetit LGBT.

Një prej tyre shkruante: “Jo, kjo nuk është parada e krenarisë gay, por ceremonia mbyllëse e akademisë së policisë në Egjipt”.

Një tjetër: “Kjo është gjëja më ‘gay’ që kam parë në jetën time.”

Një tjetër tallej: “Në Egjipt krimi qenka shumë i çuditshëm.”/gazeta express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme