Presidenti amerikan, Joe Biden tha se nuk ka asnjë dyshim për vendosmërinë e SHBA-së për të mbrojtur vlerat demokratike, kur ai të mbajë samit javën e ardhshme me presidentin rus, Vladimir Putin.
Para samitit të 16 qershorit, Biden ka shkruar një opinion, ku ka theksuar se takimi me Putinin do të mbahet disa ditë pas diskutimeve me partnerët dhe aleatët e Shteteve të Bashkuara “të cilët e shohin botën në të njëjtën mënyrë siç e sheh SHBA-ja”.
Në këtë opinion, që u publikua në Washington Post, Biden ka shpalosur agjendën dhe qëllimet e tij në udhëtimin që pritet ta zhvillojë në Evropë, që do të jetë udhëtimi i parë jashtë vendit, që prej se është bërë president.
Në këtë udhëtim, Biden do të zhvillojë një sërë takimesh me partnerët e SHBA-së, përfshirë ata të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, aleatët e NATO-s, liderët e Bashkimit Evropian. Të gjitha këto takime do të zhvillohen para samitit Biden-Putin.
Në këtë shkrim, Biden ka folur për sfidat e pandemisë, ndryshimet klimatike dhe për “aktivitetet e dëmshme” të Kinës dhe Rusisë dhe ka thënë se “SHBA-ja duhet ta udhëheqë botën nga një pozicion i fortë”.
Biden pritet që të nisë vizitën e tij në Evropë më 9 qershor, ku fillimisht do të marrë pjesë në samitin e G7-ës që do të mbahet në Britani.
Ai tha se kur të takohet me Putinin në Gjenevë, pas shumë takimeve me aleatët, do të jetë e qartë për presidentin rus se SHBA-ja dhe miqtë e saj “qëndrojnë të bashkuar për të adresuar sfidat që paraqet Rusia ndaj sigurisë evropiane, duke filluar me agresionin e saj në Ukrainë”.
Presidenti amerikan, Joe Biden ripërsëriti qëndrimin se Uashingtoni dëshiron marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Moskën, që do të lejonte të dyja shtetet të punojnë së bashku në çështje të përbashkëta, siç janë stabiliteti strategjik dhe kontrolli i armëve./Rel/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...