Një vajzë ishte mbuluar me tatuazhe pasi ishte kidnapuar, përdhunuar dhe torturuar nga një grup djem të ri.
Një 17 vjeçare është dërguar kundër vullnetit të saj në një shtëpi në qytetin Olad Ayad në Marok, nga 13 meshkuj të ri.
Pasi kishte qenë e abuzuar verbalisht dhe e djegur me cigare gjatë përvojës së hidhur ajo ishte e mbuluar me simbole Euro-aziake në tërë trupin e saj.
Policia u bë me dije për zhdukjen e vajzës vetëm pas një muaji kur ajo ishte liruar nga kapësit e saj.
Buchra Abdou, themeluesi i Shoqatës Tahadi për Barazi dhe Shtetësi, tha për mediat lokale se viktima ishte përdhunuar nga ana e bandës.
Abdou tha se rasti do të ishte lajmëruar më herët në polici nëse banorët e fshatrave të Marokos nuk do të ishin të frikësuar nga policia.
Tetë të dyshuar janë arrestuar kurse pesë prej tyre janë duke u kërkuar nga policia.
Shoqata ka shtuar se ata do të kryejnë punën e tyre për të mbrojtur viktimën. Hetimet janë duke vazhduar dhe ende nuk është bërë i ditur motivi i kryerjes së këtij krimi./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...