Google ADS

Papunësia rrezik kryesor global për drejtuesit e biznesit

00:49 | 10 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) në anketën e saj të bazuar në mbi 12 mijë udhëheqës të biznesit në 127 vende të ndryshme të botës, ka theksuar se papunësia është shqetësimi kryesor në nivel global për drejtuesit e biznesit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas skemës interaktive të WEF-it mbi rreziqet rajonalet për të bërë biznes në vitin 2020, sëmundjet infektive janë rreziku numër dy bazuar në anketën e kryer në mbi 12 mijë udhëheqës të biznesit, ndërsa kriza fiskale renditet e treta.

Përderisa rreziqet kryesore janë të lidhura kryesisht me ekonominë, këtë vit rreziqet e lidhura me klimën po shkaktojnë shqetësim më të madh, me katastrofa natyrore, ndodhi ekstreme të motit dhe humbje të biodiversitetit që po shfaqen dukshëm.

Drejtoresha menaxhuese e WEF-it, Saaida Zahidi, tha se ndërprerjet e punësimit të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), automatizmi në rritje dhe kalimi në ekonomi më të gjelbërta po ndryshojnë thelbësisht tregjet e punës.

“Ndërsa dalim nga kriza, udhëheqësit kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të krijuar vende të reja të punës dhe për të rimagjinuar rrjetet e sigurimeve shoqërore për të përmbushur në mënyrë adekuate sfidat në tregjet e punës së nesërme”, tha Zahidi.

Ndërsa, zyrtari në grupin e rrezikut në “Zurich Insurance Group”, Peter Giger, paralajmëroi se COVID-19 po shpërqendron botën nga rreziqe të caktuara afatgjata që do të ekzistojnë gjatë kohë pas zgjidhjes së krizës aktuale.

“Por pandemia po ashtu ka edhe efektin pozitiv duke çuar shumë persona në rivlerësimin e përparësive”, theksoi Giger, duke shtuar se kjo do të sigurojë që bizneset të përparojnë strategjitë e tyre të rezistencës ndaj rrezikut për të luftuar “rreziqet ekzistenciale” të tilla si ndryshimet klimatike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme