Në një libër të ri, Papa Françesku për herë të parë i quan ujgurët myslimanë të Kinës janë “një popull i përndjekur”. Aktivistët e të drejtave të njeriut, për vite me radhë kanë kërkuar që Papa të bëj një cilësim të tillë.
“Unë shpesh mendoj për popujt e persekutuar: Rohingya, Ujgurët dhe Jazidët”, tha ai në një pjesë të librit, ku gjithashtu flet për të krishterët e persekutuar në vendet myslimane.Papa më herët ka permendur Rohingyat, të cilët janë larguar nga Mianmari dhe vrasjen e Jazidëve nga Shteti Islamik në Irak, por kjo është hera e parë që ai përmendi ujgurët. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe qeveritë në vende të ndryshme thone se ndaj ujgurëve në Kinë po ndodhin krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Në kampe të rajonit Ksinijang të Kinës po mbahen më shumë se 1 milionë ujgurë. Muajin e kaluar, gjatë një konference në Vatikan, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi Kinën për trajtimin e saj ndaj ujgurëve. Pekini ka hedhur poshtë akuzat si një përpjekje për të diskredituar Kinën, duke thënë se kampet janë qendra të arsimit dhe trajnimit profesional si pjesë e masave kundër terrorizmit dhe deradikalizimit./lajmiifundit/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...