Papa Françesku ka vlerësuar punën e infermierëve në të gjithë botën, duke thënë se kriza e koronavirusit ka treguar se ja jetësor është shërbimi i tyre, ndërsa u ka bërë thirrje qeverive të investojnë më shumë në kujdesin shëndetësor.
“Ne jemi dëshmitarë të guximit dhe të saktificës së punonjësve të kujdesit shëndetësor, dhe infermierëve në veçanti, të cilët, me profesionalizëm, vetëmohim dhe ndjenjën e përgjegjësisë dhe dashurisë ndaj fqinjit, ndihmojnë njerëzit e prekur nga virusi, madje deri në pikën të rrezikimit të shëndetit të tyre”, tha Papa në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, e cila është shënuar gjatë ditës së djeshme, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Ai tha se pandemia ka ndihmuar në botë të rizbulojë rolin thelbësor të infermierëve në kujdesin shëndetësor, duke shtuar se ata meritojnë të vlerësohen më plotësisht dhe kushtet e tyre të punës të përmirësohen.
Pandemia gjithashtu kishte sjellë në dritë mangësi të kujdesit shëndetësor në disa vende, tha ai.
“Për këtë arsye, unë do t’u kërkoja liderëve të kombeve në të gjithë botën të investojnë në kujdesin shëndetësor si e mira parësore e përbashkët, duke forcuar sistemet e tij dhe duke punësuar një numër më të madh infermierësh, në mënyrë që të sigurojnë një kujdes të duhur për të gjithë, me respekt për dinjitetin e secili person”, tha ai./arbresh.info/
Përvetësim fondesh- Prokuroria kërkon 5 vite burg për Marine...
Arioni-Dianës: Askujt i besoj këtu përveç teje
Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’, Diana e di se kërk...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Media australiane: Si po kthehet Shqipëria në destinacionin ...
Sot mblidhen pesë komisione parlamentare