Papa Françesku u është bashkuar rreth një milion pelegrinëve katolikë drejt faltores së Fatimas , në Portugali.
Kanë kaluar rreth 100 vite kur tre fëmijë kanë thënë se u është shfaqur Shën Maria përderisa kujdeseshin për delet, transmeton portali arbresh.info.
Dy fëmijë tashme janë shenjtëruar mbi shfaqjen e këtij imazhi, ndërsa edhe fëmija i tretë është rrugës për shenjtërim.
Më 13 maj 1917, tre fëmijë po vëzhgonin një tufë delesh që i përkisnin familjeve të tyre. Francesco dhe Jacinta Marto dhe kushëriri i tyre Lucia dos Santos ishin në një dalje të izoluar shkëmbore të quajtur Cova de Iria, pranë qytetit të vogël të Fatimesë.
Imazhi i shfaqur u bë i njohur si Zonja Fatima dhe qyteti u kthya në një vend të shenjtë për katolikët nga e gjithë Europa dhe gjetkë.
Ati i Shenjtë, i lindur në Argjentinë, sot u është bashkuar pelegrinëe për të marrë pjesë në festën e faltores Fatima.
Tragjikisht, Francesco dhe Jacinta vdiqën, në 1919 dhe 1920, gjatë epidemisë së gripit që shkatërroi Evropën. Por Lucia e vazhdoi jetën si murgeshë dhe ndërroi jetë në vitin 2005.
Lucia gjithmonë ka theksuar se ka qenë imazhi i Shën Marisë që u është shfaqur atyre.
Një nga këto parashikime besohej të ketë qenë që edhe Lufta e Parë Botërore do të përfundonte së shpejti, gjë që ndodhi një vit më vonë dhe një luftë e dytë do të fillonte gjatë mbretërimit të Papës së ardhshëm vetëm ‘nëse njerëzit do të vazhdonin të ofendonin Perendinë’.
Në fakt Papa i ardhshëm ishte Pius XI, i cili vdiq në shkurt 1939, pak muaj para se Hitleri të pushtonte Poloninë.
Jacinta dhe Francisco Marto, të cilët ishin të dy analfabetë, do të kanonizohen të shtunën, më 13 maj dhe Lucia është mirë në rrugën e saj drejt shenjtërimit.
Lucia, e cila kohë pas kohe zbulonte drejt vizion të shfaqur, ka thënë se Shën Maria krijoi një vizion të tmerrshëm të ferrit, në të cilin paraqitej ‘një det i madh zjarri’, demonët dhe shpirtat njerëzorë.
Në mbarë botën janë raportuar më shumë se 1,500 imazhe të shfaqura të Shën Marisë, por vetëm nënte raste kanë marrë miratimin zyrtar të Vatikanit.
Një nga imazhet më të famshme të Shën Marisë ndodhi në qytetin e vogël të Loudres, në Francën jugore.
Në vitin 1981, imazhi i Shën Marisë u shfaq para gjashtë fëmijëve në një fshat pranë Megjurores, në Bosnje.
Në një videomesazh Papa tha që ai do ta prezantojë vetën Marisë “dhe kam nevojë të ju ndjej afër juve, fizikisht dhe shpirtërisht, kështu që të jemi të një zemre dhe një mendje”./Arbresh.info
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...