Papa Françesku ka bërë një vizitë të papritur te refugjatët ukrainas të luftës që po trajtohen në spitalin e fëmijëve të Vatikanit në Romë.
Rreth 50 fëmijë nga Ukraina janë duke u trajtuar në Spitalin Pediatrik Bambino Gesu që nga fillimi i luftës, transmeton portal arbresh.info
Nëntëmbëdhjetë janë aktualisht pacientë atje. Disa ishin larguar nga Ukraina në ditët e para të luftës dhe kishin sëmundje neurologjike ose kancer, ndërsa të tjerët po trajtoheshin për “plagë të rënda shpërthimi”, tha Vatikani.
“Le të lutemi për ta… fëmijët në Bambino Gesu të plagosur nga lufta,” tha Papa Françesku më herët të shtunën teksa iu drejtua një kori fëmijësh./bbc/arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...