Papa Françesku ka sugjeruar se ai mund të jetë i hapur që ta bekojë lidhjen e personave të gjinisë së njëjtë në Kishën Katolike.
Duke iu përgjigjur një grupi kardinalësh, që e kanë pyetur për ta sqaruar këtë çështje, ai ka thënë se çdo kërkesë për bekim, duhet të trajtohet me “mirësi pastorale”.
“Ne nuk mund të jemi gjyqtarë që vetëm mohojmë, kundërshtojmë dhe përjashtojmë”, ka thënë ai.
Megjithatë, Papa ka thënë se Kisha ende e konsiderohen marrëdhënien mes personave të gjinisë së njëjtë si “mëkat” dhe ende nuk e njeh martesën mes këtyre personave.
Kjo ka qenë një prej shumë kërkesave që i janë drejtuar Papës në një takim me pjesëmarrës nga e gjitha bota, për të diskutuar të ardhmen e Kishës.
Në Kishën Katolike, bekimi është lutje që bën një zyrtar i kishës, i cili i lutet Zotit që ta shohë me mirësi atë person, apo personat që bekohen.
Peshkopët në disa shtete, përfshirë Belgjikën dhe Gjermaninë, kanë nisur t’iu lejojnë priftërinjve që t’i bekojnë çiftet e personave me gjini të njëjtë, mirëpo pozicioni zyrtar i Kishës mbetet i paqartë./rel/
Porsche 911 Carrera S i ri është gati – dhe është më i fuqis...
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më t...
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...