Papa Françesku ka shkarkuar nga detyra dy peshkopë në Kili për shkak të akuzave për abuzim seksual ndaj të miturve.
Vatikani bëri publik njoftimin për peshkopët Francisco José Cox Huneeus dhe Marco Antonio Órdenes Fernández pas takimit me presidentin e Kilit.
“Nuk mund të bëhet ankesë mbi këtë vendim”, u tha në njoftim. Më shumë se 100 klerikë katolikë po hetohen në Kili pasi akuzohen për abuzime seksuale. Të 34 priftërinjtë e Kilit kishin ofruar dorëheqjen në maj pas skandalit.
Në shtator Papa shkarkoi nga detyra priftin Fernando Karadima, 88 vjeç për abuzim me të mitur.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...