Është shitur në ankand për 715 mijë euro Lamborghini e bardhë që i ishte dhuruar Papa Françeskut dhe që vetë ai e kishte destinuar për financimin e disa projekteve të bamirësisë.
Shifra është bërë e ditur nga Fondacioni Ndihmë për Kishën që Vuan, që është edhe një nga përfiuesit e shifrës. Fondacioni do të mundet kështu të bëjë përpara me planin e tij marshall, për rikthimin e të krishterëve në Irak, pas dëbimeve masive nga Shteti Islamik.
Lamborghini unike “Hurracan” ishte firmosur nga Papa dhe pritej që të shitej nga 250 deri në 350 mijë euro në ankandin e organizuar nga Sotheby’s në Monako.
Supermakina iu dhurua Papës nëntorin e shkuar dhe është prodhuar nga Lamborghini në ngjyrat e Vatikanit. E mrekullueshme si brenda ashtu edhe jashtë, makina kishte 573 kuaj fuqi dhe ishte e pajisur me një motor V10./tch/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...