Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku ka thënë se “diskutimet politike ku emigrantët llogariten si përgjegjës për të gjitha të këqijat dhe privojnë të varfrit nga shpresa e tyre nuk mund të mbështeten”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Papa me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve – 18 Dhjetori ka publikuar mesazhin e tij për “Ditën Botërore të Paqes”, të cilën Kisha Katolike e feston çdo vit më 1 janar. “Sot shoqëria jonë ka nevojë për paqebërës më shumë se kurrë. Racizmi, ksenofobia dhe korrupsioni janë turpi i politikës”, tha ai.
“Periudha aktuale në të cilën mbizotëron pasiguria ka shkaktuar tek njerëzit mbjelljen e farës së frikës ndaj të tjerëve dhe të humbasin ato që kemi”, ka theksuar Papa duke shtuar se retorikat politike raciste dhe ksenofobike rrezikojnë ndjenjën e vëllazërisë për të cilën ka më shumë nevojë njerëzimi në botën që globalizohet.
Duke nënvizuar se paqja bazohet në respektin për çdo person, pavarësisht nga e kaluara, Papa ndan mendimin e tij se “Diskutimet politike ku emigrantët llogariten si përgjegjës për të gjitha të këqijat dhe privojnë të varfërit nga shpresa e tyre nuk mund të mbështeten”.
Pasi ka rikujtuar se është lënë pas 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Papa tha se “Përvojën e tmerrshme të luftës vëllazërore sot e dimë më mirë se dje”.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...