Google ADS

Papa propozon këtë kryeministër të Ballkanit për Nobel

00:32 | 2 Prill 2019
Trina Galanxhi

Papa Françesku tha se kryeministri i Greqisë, Alexis Tspiras, e meriton që të shpërblehet me çmim Nobel për shkak të veprimeve të tij ndaj refugjatëve.

I pyetur për dy barrierat që i ka vendosur Spanja në Maroko, për t’i ndaluar refugjatët që të vijnë në Evropë, dhe për deklarimet e Trumpit për emigrantët, Papa tha se muret nuk janë mënyrë për t’i zgjidhur problemet e emigrimit, duke shtuar se refugjatët dhe emigrantët po vuajnë.

“Unë një herë kam folur me një politikan, një njeri që unë e respektoj dhe do ta them emrin e tij: Alexis Tspiras. Dhe kur ai foli për emigrantët, ai mi tregoi vështirësitë që ata përballen por në fund, ai më foli mua me fjalë të zemrës duke më thënë: ‘të drejtat e njeriut janë mbi gjithçka’. Kjo fjali meriton një çmim Nobel”, tha Papa në përgjigjen e tij, të cilën e kishte transkriptuar Agjencia Katolike e Lajmeve.

Këto komente vijnë në kohën kur Evropa po përballet me krizën më të madhe të refugjatëve dhe emigrantëve në historinë e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme