Papa në prag të Krishtlindjes: Besimi kërkon respektimin e emigrantëve

23:44 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Papa Françesku mbrojti me forcë emigrantët në Meshën e Krishtlindjes, duke i krahasuar ata me Marinë dhe Jozefin të cilët gjetur vend për të qëndruar në Betlehem dhe duke thënë se besimi kërkon që të huajt të mirëpriten.

Françesku, duke festuar Krishtlindjen e tij të pestë si udhëheqës i 1,2 miliardë katolikëve të botës, udhëhoqi një Meshë solemne për rreth 10,000 njerëz në Bazilikën e Shën Pjetrit ndërsa shumë të tjerë e ndoqën shërbimin nga sheshi jashtë, transmeton portali arbresh.info

Siguria u rrit, me pjesëmarrësit të cilët u kontrolluan, pasi iu afruan Sheshit të Shën Pjetrit edhe para se të kalonin detektorët metalikë për të hyrë në bazilikë. Sheshi ishte pastruar orë më parë në mënyrë që procedurat e sigurisë të mund të vendoseshin./Arbresh.info/

Të ngjashme