Papa Françesku ka kritikuar gazetarët për mbledhjen e skandaleve dhe lajmeve sensacionale, duke thënë se ato janë “mëkat i madh” që lëndon të gjithë të përfshirët.
Ati i shenjtë, që planifikon që në fjalimin vjetor të drejtohet edhe për “lajmet e rreme” i ka thënë medias katolike të shtunën që gazetarët kryejnë një mision në mesin e atyre më “fondamental” të shoqërive demokratike, shkruan Guardian.
Por ai u kujtoi atyre që të japin informacione të sakta, të plota dhe korrekte dhe të mos japin raporte të njëanshme.
Papa ka thënë: “Nuk duhet të bini në ‘mëkatin e komunikimit:’ dezinformim apo duke rrëfyer vetëm njërën anë, shpije sensacionale dhe duke shikuar për gjëra që janë lajme të vjetruara dhe që janë trajtuar e për t’i sjell në dritë përsëri”.
Ai ka thënë se këto veprime “janë mëkate të mëdha që lëndojnë zemrat e gazetarëve dhe lëndojnë të tjerët./klan kosova/
Kompania Amazon investon 110 milionë dollarë për inteligjenc...
Lëndohet Rudhani, Kosova kryen stërvitjen e fundit para nisj...
Samiti COP29/ Papa mesazh pjesëmarrësve: Ruajtja e botës e l...
Fëmijës 11-vjeçar i hiqet një figurë shahu nga rrugët e frym...
Investuan mbi 1 milionë euro në objektin e Urgjencës në Podu...
Vitia thotë se këtë vit funksionalizohet reparti i IVF-së në...