Google ADS

Papa: Kisha nuk ka vende për priftërinjë homoseksualë

19:57 | 2 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Papa Françesku ka thënë se homoseksualiteti te klerikët është një “çështje serioze” që “shqetëson” atë.

Komentet janë bërë në një intervistë fetare dhënë një misionari spanjoll, i cili pritet të botojë një libër së shpejti, transmeton portali arbresh.info

Papa e përshkroi homoseksualitetin si një “stil jetese” dhe nxiti klerikët që të respektojnë betimin e tyre mbi beqarinë.

Pjesët e intervistës janë botuar nga e përditshmja italiane “Corriere della Sera”.

Papa Françesku tha se Kisha duhej të “kërkonte” në zgjedhjen e kandidatëve për priftërinë.

“Çështja e homoseksualitetit është shumë serioze,” tha Papa, duke shtuar se ata që janë përgjegjës për trajnimin e priftërinjve duhet të sigurohen që kandidatët “duhet të jenë të pjekur edhe në mënyrë emocionale para se të shugurohen.

Komentet e bëra nga Papa përsërisin deklaratat e fundit të Vatikanit rreth përzgjedhjes së kandidatëve për jetën fetare.

“Në shoqërinë tonë, ngjan që homoseksualiteti është një modë. Dhe në një formë, ky mentalitet, ndikon në jetën e Kishës”, tha ai.

Kreu i Kishës Katolike tha se nuk ka vend “për këtë lloj mode” në jetën e priftërinjëve dhe murgeshave.

Në vitin 2013, Ati i Shenjtë tha se aktet homoseksuale janë mëkat, ndërsa orientimi jo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme