“Bashkimi Evropian rrezikon të shuhet nëse nuk zhvillon një vizion të ri që të bazohet në idealin e solidaritetit”, ka thënë kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku.
“Kur një trup e humbet sensin e orientimit, dhe nuk shikon më përpara, fillimisht bën hapa mbrapa dhe në fund kërcënohet nga shuarja.
Elementi i parë i vitalitetit europian duhet të jetë solidariteti si një mjet efektiv kundër populizmit”, tha Papa.
Kreu i kishës katolike theksoi edhe rëndësinë e punësimit në Europë.
“Pa punësim dhe perspektivën për një ‘pagë dinjitoze’ nuk ka paqe.
Paqje nuk ka as në periferitë e metropoleve tona, ku gëlon droga dhe dhuna”, tha Papa Françesku.