Papa ia kthen mendjen Trumpit, i vendosur të ndjekë rrugën e paqës

21:05 | 24 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pas takimit me Papa Françeskut ka deklaruar se është më i vendosur se kurrë për të ndjekur paqen në botë.

Donald Trump dhe Papa Françesku në të kaluarën kanë hasur në kundërshtime të mëdha në çështje të tilla si migrimi, ndryshimi i klimës dhe ndërtimi i murit kufitar Meksikë-SHBA, transmeton portali arbresh.info

Pas takimit në Vatikan, Donald Trup ka arritur në Bruksel për bisedime me NATO-n dhe zyrtarët e BE-së.

Trump dhe Ati i Shenjtë kanë mbajtur bisedime private për më shumë se 30 minuta./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme