Papa Françesku ka vendosur kundër shugurimit të burrave të martuar në rajonin e Amazonës si mjet të adresimit mungesës së priftërinjve katolikë.
Peshkopët mbështetën masën vitin e shkuar, por vendimi kishte nevojë për miratimin e Papës për t’u implementuar, transmeton portali arbresh.info.
Priftërinjtë katolikë u kërkohet të zbatojnë rregullin e beqarisë pas shugurimit, përveç në rastet kur pastorët anglikanë të martuar janë konvertuar.
Heqja dorë nga seksi konsiderohet si përkushtim i jetës së dikujt ndaj Zotit.
Krahu konservator i Kishës Katolike – veçanërisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut – ka folur kundër idesë së priftërinjve të martuar, duke argumentuar se kjo mund të çojë në heqjen globale të beqarisë.
Një deklaratë nga Vatikani thoshte: “Amazona na sfidon, shkruan Papa, për të kapërcyer perspektivat e kufizuara dhe të mos kënaqemi me zgjidhjet që adresojnë vetëm një pjesë të situatës”.
Papa tha se kishte nevojë për pastorë që mund të kuptojnë ndjeshmërinë dhe kulturat amazoniane nga brenda.
Ai u bëri thirrje peshkopëve të “promovojnë lutjen për thirrjet e priftërinjve” dhe t’i inkurajojnë ata që duan të bëhen misionarë të “zgjedhin rajonin e Amazonës”./arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...