Presidenti i dytë katolik në ardhje i SHBA-së, Biden ka qëllime të përbashkëta me Papën për arritjen e unitetit dhe zgjidhjen e ndryshimeve klimatike.
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku uroi të enjten presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Biden falënderoi Papën për “bekimet dhe urimet si dhe theksoi vlerësimin e tij për udhëheqjen e Shenjtërisë së Tij në promovimin e paqes, pajtimit dhe lidhjeve të përbashkëta të njerëzimit në të gjithë botën”, thuhet në një deklaratë nga kampi i Biden-it.
“Presidenti i sapozgjedhur shprehu dëshirën e tij që të punojmë së bashku në bazë të një besimi të përbashkët në dinjitet dhe barazi të të gjithë njerëzimit në çështje si kujdesi për të margjinalizuarit dhe të varfërit, adresimi i krizës së ndryshimeve klimatike, mirëpritja dhe integrimi i emigrantëve dhe refugjatëve në komunitetet tona”, thuhet në deklaratë.
Biden do të bëhet presidenti i dytë katolik pas John Kennedy-t, i cili u ul në Shtëpinë e Bardhë nga viti 1961 deri në vrasjen e tij në vitin 1963.
Disa nga premtimet e Biden-it, si rimëkëmja e SHBA-së, uniteti dhe mjedisi janë në përputhje me Papa Françeskun.
Që kur papati i tij filloi në mars 2013, Françesku është përpjekur të vendosë lidhje midis Kishës Katolike dhe feve të tjera, por këto përpjekje nuk ishin në përputhje me politikat e presidentit amerikan, Donald Trump mbi imigracionin dhe ndryshimet klimatike./AA/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...