Sot, Papa Françesku nderoi vjehrrat, të cilat shpesh janë viktimë e “klisheve” më të parëndësishme dhe u bëri thirrje atyre të bëjnë kujdes me gjuhën, sidomos në lidhje me nuset e tyre.
Audienca e përgjithshme e kësaj jave në Sheshin e Shën Pjetrit iu kushtua marrëdhënieve midis brezave dhe Papa pati një digresion të gjatë për “karakterin mitik” të vjehrrës, transmeton portal arbresh.info
“Vjehrra, nuk po them që e shohim si djall, por gjithmonë keqinterpretohet. Por, vjehrra është nëna e burrit dhe gruas tuaj”, tha ai.
“Ne themi për vjehrrat, sa më larg, aq më mirë, por edhe ajo është një nënë, është një e moshuar. Është një nga gjërat më të bukura që një grua të ketë nipër. Kur fëmijët e saj kanë fëmijë , ajo vjen sërish në jetë”, vazhdoi ai.
“Mbani lidhje me vjehrrat. Ndonjëherë ato janë pak të veçanta, por i kanë dhënë mëmësinë burrit tuaj. Bëjini ato të lumtura”, shtoi Papa.
Por, Papa nuk ndaloi dhe u dha një këshillë edhe vjehrrave.
“Ju lutem, bëni kujdes me gjuhën, sepse vetëm te gjuha janë mëkatet e vjehrrës”, tha ai.
Papa kërkoi falje për mbajtjen e audiencës së përgjithshme në një pozicion ulur për shkak të dhimbjes së gjurit që së fundmi e detyroi të anulonte disa angazhime./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...