Papa Françesku në një intervistë për televizionin italian RAI, la të kuptohet se racizmi qëndron pas faktit se shumë vende po mirëpresin refugjatët nga Ukraina, në krahasim me refugjatët nga vendet tjea të botës.
Papa tha se më të dobëtit kanë vuajtur gjithmonë më shumë në luftëra, duke shtuar se “refugjatët janë të ndarë në ata të klasit të parë dhe ata të klasit të dytë, sipas ngjyrës dhe vendeve në zhvillim”, transmeton portal arbresh.info
“Ne jemi racistë. Dhe kjo është gjë e keqe,” tha Papa.
Sipas shifrave të OKB-së, më shumë se 4.7 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
“Unë i kuptoj liderët që blejnë armë. Nuk i justifikoj, por i kuptoj. Sepse ne duhet të mbrohemi,” shtoi Papa, duke iu referuar ekzistencës së një “plani të luftës së Kainit”.
Papa, kundërshtar i ashpër i përdorimit të armëve, e ka përmendur më parë këtë personazh biblik, djalin më të madh të Adamit dhe Evës që vrau vëllanë e tij më të vogël, veçanërisht në një seri dënimesh për luftën në Ukrainë.
Papa Françesku, 85 vjeç, do të udhëheqë ceremoninë e së Premtes së Mirë në Bazilikën e Shën Pjetrit gjatë mbrëmjes dhe do të shkojë në Koloseum, ku në orën 21:15 fillon Rruga tradicionale e Kryqit, e cila nuk është mbajtur që nga viti 2019 për shkak të pandemisë./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030