Papa Françesku u ka thënë të rinjve që populizmi nisë duke mbjellur urrejtje.
Ai theksoi që Hitleri dhe Gjermania naziste erdhi në pushtet përmes përdorimit të populizmit, transmeton portali arbresh.info.
Papa Françsku ka bërë thirrje për më shumë tolerancë dhe ka qortuar rritjen e populizmit gjatë një fjalimi në lansimin e librit në Vatikan.
Ai tha se duhet të ketë më shumë përpjekje për të mësuar të rinjtë për historinë e Luftës së Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore, në mënyrë që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë dhe të dinë se si populizmi përhapet.
“Është e rëndësishme që të rinjtë të dinë sesi lindë populizmi. Mendoj për Hitlerin e shekullit të kaluar, i cili kishte premtuar zhvillimin e Gjermanisë. Këtë e dimë se si fillon populizmi; duke mbjellur urrejtje. Nuk mund të jetoni duke mbjellë urrejtje”, Françesku paralajmëroi, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.
Vërejtjet e Françeskut për populizmin erdhën pasi një grua e moshuar në këtë rast i tha Françesku se ajo i mëson emigrantët italianë dhe se ajo është e shqetësuar për ndjenjën në rritje kundër refugjatëve, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Papa shtoi se Bibla mëson se njerëzit duhet të mirëpresin refugjatët, por tha se qeveritë kombëtare kanë të drejtë të vendosin kufizime mbi imigracionin./Arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...