Papa Françesku është takuar në Erbil, me babanë e Aylan Kyrdit, djalit sirian që u mbyt në Detin Egje dhe u bë simbol tragjik i krizës së refugjatëve në vitin 2015.
Fotografia e trupit të fëmijës që u shfaq në një plazh në Turqi tronditi mbarë botën dhe rriti ndërgjegjësimin për refugjatët e luftës që po largoheshin nga Siria, transmeton portali arbresh.info
“Papa ka pasur një bisedë të gjatë me Abdullah Kurdin, i cili tani jeton në Irak dhe dëgjoi rrëfimin e dhimbshëm të një babai që humbi familjen e tij”, tha Vatikani në një deklaratë.
Aylan Kurdi u mbyt me vëllain e tij të madh Galip dhe nënën e tij kur një gomone u fundos në Detin Egje. Familja Kobane në Sirinë veriore ishte drejtuar për në Kanada.
Papa Françesku përfundoi vizitën në Irak sonte.
Kjo është vizia e parë papnore në Irak.
Në një nga fjalimet e tij, Papa Françesku bëri thirrje për “paqe në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht në Siri martirizuese”, ku kryengritja dhjetë vjet më parë u përshkallëzua në një luftë në të cilën u vranë më shumë se 387,000 njerëz./arbresh.info/
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008