Papa Françesku këmbënguli sot në mesazhin tradicional ditën e Krishtlindjeve mbi nevojën për vëllazëri në mbarë kontinentet në këtë periudhë pandemie.
“Në këtë moment historik, shënuar nga kriza ekologjike dhe nga çekuilibrimet e rënda ekonomike dhe sociale të rënduara nga pandemia e koronavirusit, ne kemi nevojë më shumë se kurrë për vëllazëri”, deklaroi papa Françesku.
Ai bëri thirrje për një vëllazëri konkrete, duke shkuar përtej familjes, etnisë, fesë, gjuhës apo kulturës.
“Dhe kjo është gjithashtu e vërtetë në marrëdhëniet midis popujve dhe kombeve”, nënvizoi papa Françesku.
Fytyrat e fëmijëve të Sirisë, Irakut apo Jemenit, të cilët po paguajnë një çmim të lartë për luftën duhet të tronditin ndërgjegjen e njerëzve”, theksoi papa Françesku në mesazhin e tij të Krishtlindjes.
Në pasqyrën e tij tradicionale të konflikteve të planetit, ndjekur nga bekimi “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe për botën), Papa në veçanti shprehu shpresën që Krishtlindja të jetë e favorshme për zbutjen e tensioneve në në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor.
“Mendimet e mia janë shkojnë për familjet që sot nuk mund të bashkohen, si dhe ata që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi”, theksoi ai në fund të mesazhit të tij.
“Le të jetë Krishtlindja një mundësi për të gjithë për të rizbuluar familjen si djep i jetës dhe besimit, një vend i dashurisë mikpritëse, dialogut, faljes, solidaritetit vëllazëror dhe gëzimit të përbashkët, burim i paqes për të gjithë njerëzimin”, shtoi ai përpara se të uronte një “Krishtlindje të mbarë për të gjithë!”./ATSh/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...