Papa Françesku ka shenjtëruar luftëtarin holandez të rezistencës Titus Brandsma, i cili u vra në kampin e përqendrimit në Dachau nga nazistët në vitin 1942.
Papa shpalli 10 shenjtorë burra dhe gra të dielën në sheshin e Shën Pjetrit, të duartrokitur nga dhjetëra mijëra njerëz.
Prifti Brandsma, i lindur në 1881, luftoi gjithashtu ideologjinë naziste si gazetar në Holandë gjatë periudhës së pushtimit në Luftën e Dytë Botërore.
Ai u arrestua nga policia sekrete e Gestapos në fillim të vitit 1942 dhe u deportua në Dachau, ku u torturua dhe u vra.
Papa Gjon Pali II e shaplli atë të lumturuar më 3 nëntor 1985 dhe Papa Françesku njohu një mrekulli që i atribuohej ndërmjetësimit të Brandsma në nëntor 2021, duke përmbushur kërkesën përfundimtare për shenjtërimin.
Ngjarja e sotme ishte ngjarja e parë e këtij lloji që nga shpërthimi i pandemisë. Papa u paraqit në Bazilikën e Shën Pjetrit në një karrige me rrota për shkak të problemeve në gju.
Shenjtorët e rinj përfshijnë gjithashtu Charles de Foucauld, një ushtar, eksplorues, gjeograf, prift katolik dhe një vetmitar francez, i cili u vra në vitin 1916./atsh/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...