Papa Françesku të shtunën e ka mbajtur fjalimin e parë me persona të pranishëm fizikisht para tij që prej kohës kur Italia i ka larguar masat e izolimit. Ai ia kushtoi fjalimin punëtorëve shëndetësorë nga rajoni italian që është prekur më së shumti nga koronavirusi.
“Ju ishit një ndër shtyllat mbështetëse të tërë vendit”, tha ai para mjekëve dhe infermierëve të rajonit të Lombardisë, të cilët ishin mbledhur në sallën Clementine të Vatikanit, që nuk është përdorur për disa muaj për shkak të krizës.
“Për ju që jeni këtu dhe për kolegët tuaj në mbarë Italinë shkojnë falënderimet e mia të sinqerta dhe vlerësimi im dhe e di shumë mirë se jam duke i paraqitur mendimet e secilit”, tha Papa Françesku.
Ai i falënderoi punëtorët shëndetësorë, të cilët i quajti engjëj, duke e përmendur faktin se ata ua kanë huazuar telefonat pacientëve që po vdisnin që të kishin mundësi t’ia jepnin lamtumirën e fundit të dashurve të tyre, shkruan “Reuters”.
Italia iu kthye normalitetit relative më 3 qershor, kur italianëve iu mundësua udhëtimi nëpër rajone të ndryshme. Megjithatë, rregullat për distancim social në vende publike dhe për vendosje të maskave janë ende në fuqi.
Rreth 35,000 njerëz në Itali kanë vdekur nga koronavirusi. Ky shtet është i katërti në botë sa i përket numrit të viktimave dhe ndodhet pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Britanisë. /Express/
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...