Papa Françesku është takuar me një grup refugjatësh Rohingya në Bangladesh.
Ati i Shenjtë u ka ofruar atyre bekime dhe ka dëgjuar historitë e tyre, duke përmendur me emër minoritetin specifik, diçka që ai e shmangi gjatë vizitës së tij në Mianmar, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
“Prezenca e Perëndisë quhet edhe Rohingya”, tha Papa, në fund të një takimi ndërfetar që u mbajt në kopshtin e bënesës së kryepeshkopit në Dhaka të Bangladeshit.
Papa është takuar me refugjatët në Bangladesh disa ditë pas takimit me Presidentin e Mianmarit, Htin Kyaë dhe udhëheqësin nominal Aung San Suu Kyi.
Vizita e Atit të Shenjtë në Mianmar ka qenë në vëmendjen e mediave ndërkombëtare për shkak të krizës me myslimanët Rohingya.
Rreth 620 mijë refugjatë myslimanë Rohingya janë larguar nga Mianmari dhe kanë gjetur strehim në Bangladesh./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...