“Politikanët duhet të ulin vëllimin e debateve dhe të ndalojë fyerjet karshi njëri-tjetrit”, ka thënë Papa Françesku të premtën, duke shtuar se liderët duhet të jenë të hapur për dialog me armiqtë e përceptuar dhe mos lejojnë të mbillet fara e luftës.
“Fyerja është bërë normale,” tha ai gjatë një fjalimi të improvizuar 45-minutësh për studentët univeristarë në Romë, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi nevojë për të ulur volumin e zërit, të flasim më pak dhe të dëgjojmë më shumë”, shtoi ai, i cili ndër të tjera tha se ‘emigrantët duhet të trajtohen si njerëz, si motra dhe vëllezër’.
Ati i Shenjtë ndër të tjera shtoi se ‘standardet e politikës kanë rënë shumë, se është humbur sensi i ndërtimit të shoqërisë, i bashkëjeteses dhe ka humbur ekzistenca për të ndërtuar dialog’.
Gjatë kritikave të bëra ai nuk veçoi ndonjë vend, por ka bërë thirrje për ‘durim gjatë dialogut’.
“Luftrat fillojnë brenda zemrave tona, atëherë kur nuk jemi të hapur për të tjerët, kur nuk respektojmë të tjerët, kur nuk ia dalim të flasim me të tjerët, kur nuk ia dalim të dëgjojmë të tjerët”, shtoi ai./Arbresh.info
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...