Papa Françesku ka përfunduar më 8 mars vizitën e tij historike në Irak.
Presidenti irakian Barham Salih e ka shoqëruar 84-vjeçarin me tepih të kuq në aeroportin e Bagdadit.
Përgjatë vizitës, të parën ndonjëherë të Papës në Irak, ai ka qenë në katër qytete irakiane, duke përfshirë Mosulin, ish-qendrën e grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS).
Ai u ka thënë irakianëve se “paqja është më e fuqishme sesa lufta” dhe se Iraku do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.
Lideri i botës së krishterë ka realizuar një bisedë edhe me klerikun mysliman shiit, Ayatollah Ali al-Sistani.
Ekspertët e shëndetit publik kanë thënë se shqetësohen që turmat e mëdha të njerëzve mund të ndikojnë në përhapje të koronavirusit, në shtetin që po përballet rëndë me pandeminë.
Papa dhe pjesëtarët e delegacionit të tij janë vaksinuar kundër koronavirusit, por jo edhe shumica e irakianëve.
Iraku po përballet me një tjetër valë të koronavirusit, të nxitur nga varianti i ri i virusit që është raportuar fillimisht në Britani.
Në total 13,500 persona kanë vdekur me koronavirus në Irak, derisa numri i të infektuarve arrin në 720,000.
Iraku konsiderohet shtet që përballet me menaxhim të dobët dhe korrupsion kronik./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...