Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve politikë që të shikojnë ndërgjegjen e tyre, raporton Reuters.
Të mërkurën Papa tha se kërcënimi i luftës në Ukrainë kishte shkaktuar “dhimbje të madhe në zemrën time” dhe u kërkoi politikanëve që të bëjnë një ekzaminim serioz të ndërgjegjes përpara Zotit për veprimet e tyre.
Duke folur me një ton të zymtë në fund të audiencës së tij të përgjithshme javore, Françesku u kërkoi udhëheqësve të përmbaheshin nga çdo lëvizje që do të shkaktonte vuajtje të mëtejshme për njerëzit dhe shpalli të Mërkurën e Hirit – 2 Mars – një ditë ndërkombëtare të agjërimit dhe lutjes për paqe./arbresh.info/
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...