Pavarësisht problemeve të tij shëndetësore, Papa Françesku ka bërë të ditur se nuk do të japë dorëheqjen, por zbuloi se ka bërë gati vendin se ku do të prehet.
Kështu është shprehur vetë Papa në një intervistë për televizionin meksikan TV N+.
Në intervistën ekskluzive Papa Françesku zbuloi se kishte përgatitur varrin e tij në Bazilikën e Santa Maria Maggiore për shkak të përkushtimit të tij të madh ndaj Virgjëreshës Salus Popoli Romani.
Ai tha se kishte biseduar gjithashtu edhe për detajet e ceremonisë, ku sipas tij do të ishin shumë më të thjeshta.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo shumë të mira, Papa ka konfirmuar vetëm një udhëtim në Belgjikë për vitin 2024, ndërsa dy udhëtimet e gjata në Argjentinë dhe Polinezi ende nuk janë konfirmuar.
Bazilika e Santa Maria Maggiore është një nga katër bazilikat papale të Romës, ku ndodhen eshtrat e pesë papave (Pius V, Sixtus V, Klementi XIII, Pali V dhe Klementi IX)./abcnews.al
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite