“Thashethemet janë si bombë”, tha Papa para 500 murgeshave në Peru.
Papa Françesku me shaka krahasoi murgeshat që merren me thashetheme me terrositë, gjatë një vizite në kryeqyetin e Perusë, Lima, transmeton portali arbresh.info
Në ditën e tij të fundit të vizitës, Papa iu drejtuar 500 murgeshave në një kishë në kryeqytet.
Sipas Atit të Shenjtë, “thashememet janë si bombë, sepse njëri e hedh dhe shkatërron qetësinë e tjetrit që po ecën qetësisht në punën e tij”.
Ai gjithashtu ka kërkuar falje për komentet e brë javën e kaluar në Kili, pasi ka mbrojtur një peshkop të akuzuar për mbulim të abuzimeve seksuale.
Papa ka thënë se fjalët e tij mund të kenë lënduar shumë persona, por ka shtuar se beson që peshkopi kilian, Juan Barros është i pafajshëm./arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...