Në fund të meshës së zakonshme të mërkurën, Papa Françesku bëri thirrj për një krizë të re, të madhe ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë.
“Ju lutemi mos e përdorni grurin, ushqimin bazë, si armë lufte”, tha ai.
“Është një shqetësim i madh që eksportet e grurit nga Ukraina, nga të cilat varen jetët e miliona njerëzve, veçanërisht në vendet më të varfra të botës, janë bllokuar”, tha Ati i Shenjtë.
“Unë bëj thirrje që të bëhet gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemin dhe për të garantuar të drejtat universale të njeriut në ushqim”, shtoi Papa Françesku. /abcnews.al/
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për...
Fenomeni i këtij viti, Gjesti merr përkrahje edhe nga Granit...