Gjatë kësaj ndalese, Françesku pritet të takohet me viktima të këtyre abuzimeve.
Mbi tre të katërtat e popullsisë irlandeze vërshuan në vitin 1979 për të parë Gjon Palin e II-të, në kohën kur divorci dhe metodat kontraceptive në vend konsideroheshin të jashtëligjshme. Sot, Irlanda nuk është më katolike e palëkundur dhe gjatë këtyre 3 viteve të fundit votuesit atje kanë miratuar abortin dhe martesën mes personave të të njëjtit seks, duke sfiduar kështu vullnetin e kishës.
Numri i njerëzve te mbledhur në rrugë për të përshëndetur Atin e Shenjtë ishte më i vogël sesa ai i irlandezëve që përshëndetën Papa Vojtilën, gjë që dëshmon se shkëmbi i dikurshëm i katolicizmit irlandez është gërryer, që kur nisën të dilnin për herë të parë në dritë skandalet e abuzimit të fëmijëve në vitet ’90.