Google ADS

Papa Françesku mban meshën e parë në Gjirin Persik

10:40 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Papa Françesku ka mbajtur meshë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), mesha e parë ndonjëherë e mbajtur nga Papa në rajonin e Gjirit Persik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve WAM, mijëra njerëz morën pjesë në meshën e mbajtur në stadiumin “Zayed Sports City” në Abu Dhabi.

Të dielën, Papa Françesku mbërriti në Abu Dhabi në një vizitë treditore, e para e këtij lloji nga kreu i Kishës Katolike në Gjirin Persik.

Gjatë ditës së djeshme, Papa nënshkroi një dokument që synonte nxitjen e miqësisë me Ahmed el-Tayeb, imamin e madh të Al-Azhar me bazë në Egjipt, vendit më të lartë të të mësuarit në botën myslimane sunite.

Vizita e Papës thuhet se vjen me ftesë të Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Mohamed bin Zayed dhe Kishës Katolike në EBA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme