Papa Françesku: Lojërat Olimpike janë mundësi për unitet në Francë

12:10 | 19 Korrik 2024
E.K

Papa Françesku ka thënë të premten se Lojërat Olimpike do të mund të ofrojnë mundësi për unitet kombëtar në Francë.

Ai i ka bërë këto deklarata pak para nisjes së këtyre Lojërave në Paris, më 26 korrik.

“Shpresoj që organizimi i këtyre Lojërave do të jetë mundësi për të gjithë njerëzit në Francë që të kenë harmoni, të kalojnë përtej dallimeve dhe opozitës, dhe të lejohet forcimi i unitetit të kombit”, ka thënë Papa përmes një letre.

Thirrja e tij vjen në kohën e dallimeve të theksuara në politikën franceze, meqë zgjedhjet e kanë lënë vendin pa një rrugë të qartë për formim të Qeverisë.

Në thirrrjen e Papës janë përsëritur thirrjet për arritjen e armëpushimeve në botë, në kohën e mbajtjes së Lojërave, të cilat i ka përshkruar si organizim “që natyrshëm sjell paqe dhe jo luftë”.

Lojërat Olimpike do të përfundojnë më 11 gusht.

Këtë vit, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme