Papa Françesku kritikoi sovranizmin duke e cilësuar si një qëndrim “i mbyllur” që çon në luftë, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen “La Stampa”, mes një krize politike që ka përfshirë Italinë nga lideri i ekstremit të djathtë Matteo Salvini.
“Sovranizmi është një qëndrim izolues. Jam i shqetësuar sepse dëgjohen fjalime që ngjajnë me ato të Hitlerit në vitin 1934. ’Më parë ne! Ne!… Ne, mbi të gjithë’. Këto janë mendime që të frikësojnë”, nënvizoi papa Françesku, në intervistën për të përditshmen italiane, pa përmendur politikanë apo vende në mënyrë të veçantë.
“Sovraniteti duhet mbrojtur, por duhen mbrojtur dhe duhen promovuar edhe marrëdhëniet me vendet e tjera, me Bashkimin Evropian”, shtoi ai. “Sovranizmi është teprim, që përfundon keq. Gjithnjë! ‘Sjell me vete luftërat’.
Populizmi, pastaj është mënyrë për të imponuar një sjellje, që çon pashmangshmërisht drejt sovranizmit e nuk duhet ngatërruar me ‘popolarizmin’, që është kulturë e popullit, mundësi që populli të shprehet lirisht”, theksoi papa Françesku.
Burri i hekurt i qeverisë italiane, Matteo Salvini, kreu i Legës, prishi koalicionin në pushtet në të cilin ai ishte aleat me Lëvizjen Pesë Yjet (M5S, antisistem) duke shkaktuar një krizë politike.
Xuxi: Kushdo që mendon që përfiton nga situata, përveç Xhene...
Hasani: Stabiliteti politik në Ballkan, kyç edhe për sigurin...
“O Allah, falem… Nata është për gjumë, dita për punë!” Xuxi ...
Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin kundër shpëlarjes së pa...
Ushtarakët e FSK shkojnë në Krushë për të ndihmuar nënat kru...
FSHF publikon agjendën e kombëtares para dy ndeshjeve vendim...