Papa Françesku ka thënë se zgjidhja me dy shtete është mënyra “e mençur” për të zgjidhur konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës.
Duke folur për transmetuesin italian RAI, Françesku tha se duhej të kishte “dy shtete të përcaktuara mirë”, ku Jeruzalemit i jepej status i veçantë.
“Lufta në Tokën e Shenjtë më frikëson. Si do ta përfundojnë këtë histori këta njerëz?” tha Françesku
Françesku tha se një përshkallëzim i dhunës “do të nënkuptonte fundin e kaq shumë gjërave dhe kaq shumë jetëve”.
Françesku tha se ai fliste çdo ditë me telefon me priftërinjtë dhe murgeshat që drejtonin një famulli në Gaza, ku ishin strehuar 560 njerëz, kryesisht të krishterë dhe disa myslimanë.
“Për momentin, falë Zotit, forcat izraelite po e respektojnë atë famulli,” tha ai./euronews
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua